Arsenal në kërkim të arratisë, Junajtid parada në shtëpi

Anglia me Premier League-en e saj do të luajë katër takime. Për javën e 19-të, sot në fushë Arsenali kryesues ndaj Njukasëll në ‘Emirates’ me mundësinë e madhe për ta dërguar diferencën me vendin e dytë në +10.

Veçse përballë ka ‘Qymyrxhinjtë’ të cilët në mënyrë surprizë kanë 11 ndeshje pa humbje duke kujtuar kohën e artë të tyre me Alen Shirer lider. Renditen të tretët në elitën e futbollit anglez.

E njëjta situatë me ‘Topçinjtë’ teksa janë në kërkim të suksesit të 11-të radhazi (9 fitore 1 barazim). Odegrad, Martineli dhe Saka së bashku kanë shënuar 20 gola.

Ndërkohë edhe duelet e tjera të ditës duken mjaft të luftuara. Mbyll ditën Junajtid i cili duket se ka gjetur ritmin në këto javë të fundit. Janë në zonën Champions.

Premier League, java e 19:

20:45

Lieçester-Fulhem

Arsenal- Njukasëll

Everton- Brajton

21:00

Mançester Junajtid- Buornemuth/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!