Taipi ‘gjelbëron’ dasmën para ndërrimit të vitit
Kapiteni i Kukësit Gjelbrim Taipi ka djegur zyrtarisht shaminë e beqarit. Mesfushori i cili i dha tri pikë Kukësit javën e fundit në ‘Kukës Arena’ me një supergol ndaj Laçit ka shënuar dhe golin e jetës.
Kukësi e raporton lajmin në ‘Facebook’
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga hapja e merkatos, kapiteni Gjelbrim Taipi ka firmosur kontratën më të rëndësishme të jetës së tij. Kapiteni i skuadrës sonë i ka dhënë fund beqarisë dhe në gëzimin e këtij momenti të veçantë, bashkohet edhe klubi i Kukësit. FK Kukësi i dërgon urimet më të përzemërta kapitenit Gjelbrim Taipi.