Sot/ Rinis La Liga, Reali nesër Barça të shtunën

Pas startit ‘Boxing Day’ me ndeshjet e Premier League dhe të Ligue 1, sot radha e La Liga-s për të nisur kampionatin elitar në Spanjë.

Që nga 10 nëntori teksa Real-Kadiz (2-1) luajti ndeshjen e fundit përpara se La Liga Santander të ndalej (shkak Botërori ‘Katar 2022’), kampionati spanjoll ishte në fazë pushimi.

Sot në fushë Xhirona- Vajekano, Betis Sevilje- Atletik Bilbao dhe Atletiko Madrid- Elce. Katër takime të tjera të javës së 15-të do të luhen të premten ndërsa tri të tjera ditën e shtunë.

Ndërkaq, pas 14 javëve në kryesim gjëndet Barcelona me 37 pikë (luan derbin me Espanjol të shtunën), ndjek Real Madrid me 35 (në fushë nesër në transfertën e Vajadolid)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!