Federer ndeshja e fundit, 4 legjenda në një…foto

Roxher Federer, tenisti i famshëm zvicerian dha lamtumirën nga sporti i tij i dashur pak ditë më parë. Aty ku fitoi gjithëçka në karrierë. Sot, 41 vjeçari ka ruajtur ndeshjen e tij të fundit zyrtare.

Federer nuk ka marrë pjesë në një ndeshje që nga Uimbëlldoni i vitit 2021, pas një operacioni dhe do të luajë ndeshjen e tij të fundit pikërisht sot në Londër në “Laver Cup” .

E veçanta në këtë takim lidhet me faktin se do të luajë në një anë të fushës bashkë me një tjetër legjendë të raketave si Rafael Nadal. Ata do kenë si undërshtarë dyshen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jack Sock dhe Francis Tiafoe.

“Kupa “La Laver” do të jetë turneu im i fundit. Ishte një aventurë e çmendur. Do të luaj akoma tenis, por jo në të tilla nivele dhe turne”, u shpreh Federer gjatë deklarimit për tërheqje.

Në fakt pas tërheqjes së legjendës Serena Uilliams nga tenisi i femrave, me largimin e zvicerianët ky sport humb shumë nga krenaria e tij kur dihet se tenisi mbetet mjaft i dashur për publikun në gjithë botën./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!