Reagimi i Bylis, Kapllanaj është shëndosh e mirë

Ka reaguar klubi i Bylis në faqen e tij zyrtare. E gjitha lidhur me situatën shëndetësore të presidentit të klubit Besnik Kapllanaj.
Klubi i Bylis shkruan:
Sqarim!Lidhur me sajesën e publikuar në faqen jozyrtare “FK Bylis zyrtare”, sqarojmë opinionin publik dhe më gjerë se presidenti i klubit tonë, Besnik Kapllanaj ka kryer analizat dhe për një mjekim më të specializuar ndodhet në Turqi. Presidenti Kapllanaj ndodhet shëndosh e mirë dhe ka kontakte të vazhdueshme me stafin dhe skuadrën por edhe memiqtë e dashamirësit! Gjithashtu vetë Besnik Kapllanaj u shpreh falenderime për interesin e treguar miqve të tij, por edhe botës së sportit duke filluar që nga kreu i FSHF-së, Z.Duka dhe gjithë opinionin. “Së shpejti do të jem mes jush, Gezuar festat dhe Forca Bylis”,- ka qënë reagimi i presidentit ballshiot Besnik Kapllanaj!