Ceferin: Pele ishte superylli i parë…

Jemi thellësisht të pikëlluar kur mësuam për humbjen e Peles, një prej lojtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave”. Kështu shkruan presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.
“Ai ishte superylli i parë botëror i futbollit dhe, falë sukseseve brenda dhe jashtë fushës, luajti një rol pionier në ngritjen e futbollit për t’u bërë sporti më popullor në botë. Ai do të mungojë shumë. Në emër të komunitetit europian të futbollit, prehu në paqe, Pele”, shtoi Ceferin.