Ceferin: Të mbrojmë futbollin e së ardhmes

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, përshëndet vitin 2022 me një letër të publikuar në faqen zyrtare të kompeticionit më të lartë europian të futbollit.

VITI I UEFA-s
“2022 ka qenë një tjetër vit plot ngjarje për UEFA-n. Së bashku me komunitetin europian të futbollit, ne kemi punuar pa u lodhur për të mbrojtur dhe promovuar vlerat themelore të modelit sportiv që mbështet lojën më të bukur në botë.”

PËR SUPER LEGUE
“Ndër këto vlera janë, mbi të gjitha, garat e hapura të bazuara në merita sportive, solidariteti financiar mes atyre në krye dhe atyre në fund të strukturës piramidale të futbollit dhe njohja e rolit gjithnjë e më të madh që ka ky sport në shoqëri.

FUTBOLLI I FEMRAVE

Asnjë turne europian nuk i ka përcjellë këto vlera më shumë se UEFA EURO 2022 për Femra, një festival i gjallë familjar që theu rekord pas rekord. Turneu ka ngritur shiritin për futbollin e femrave për sa i përket konkurrueshmërisë, dukshmërisë dhe vlerës, si dhe ka ndezur imagjinatën e Anglisë organizatore dhe pjesës tjetër të Europës.

Në total, ndeshjet u ndoqën nga shumë tifozë si kurrë më parë; një në gjashtë vinte nga jashtë. Turneu tregoi gjithashtu aftësinë e madhe të sportit tonë për të katalizuar ndryshime pozitive sociale: 48% e mbajtësve të biletave ishin femra, me 30% nën moshën 30 vjeç.

POLITIKAT

Riinvestimi i fitimeve nga garat tona elitare ka hedhur themelet për rritjen e futbollit të femrave dhe meshkujve.

Në Kongresin tonë 2022 në Vjenë, njoftuam zgjerimin e programit tonë të zhvillimit HatTrick, i cili kanalizon të ardhurat të kamionatëve të meshkujve në projekte te 55 Federatave anëtare. Nga viti 2024 deri në vitin 2028, fondet e HatTrick do të rriten me 21%, duke përforcuar iniciativat që do ta bëjnë futbollin në kontinentin tonë të rritet nga forca në fuqi.”

ZEMRA E UEFA-s
“Këtë vit, zemra sociale e UEFA-s ka rrahur me shpejtësi marramendëse. Duke shfrytëzuar popullaritetin dhe ndikimin e jashtëzakonshëm të futbollit, ne kemi rritur ndërgjegjësimin për të drejtat e njeriut, çështjet mjedisore dhe sociale, kemi kontribuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike, kemi bërë fushatë kundër diskriminimit, kemi menaxhuar programe për të promovuar diversitetin dhe përfshirjen dhe kemi promovuar një stil jetese të shëndetshme për të rinj e të vjetër.

Sigurisht, asnjë nga këto arritje nuk do të ishte e mundur pa klubin dhe garat ndërkombëtare që frymëzojnë misionin tonë për të shërbyer si një lidhje e rëndësishme midis futbollit profesionist dhe atij bazë.

Së bashku, ata demonstrojnë rëndësinë e garave të hapura, ku kualifikimi bazohet në meritat sportive dhe të gjithë, pavarësisht moshës apo aftësisë, mund të ëndërrojnë të luajnë në nivelin më të lartë”.

FALEMINDERIMI PERSONAL
“Në përfundim, do të doja të shtoja falënderimet e mia personale për të gjithë ata që i janë bashkuar UEFA-s për të mbrojtur modelin sportiv evropian. Mbështetja juaj do të na frymëzojë në vitin 2023, teksa ne dyfishojmë përpjekjet tona për të siguruar një të ardhme të shëndetshme dhe të qëndrueshme për futbollin europian.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!