Bregu shfaqet protagonist, Boluspor pranë ëndrrës

Me skuadrën e Boluspor aktivizohet edhe portieri kuqezi Gentian Selmani. Pas rekuperimit nga dëmtimi, sot ishte në listën e stolit.
Dejvi Bregu me fanellën me numër 10-të u shfaq një lider i vërtetë në duelin e skuadrës së tij sot Boluspor ndaj Erzurumspor për llogari të ligës së parë (niveli i dytë) në Turqi.
Vlonjati 27 vjeçar shndërroi në gol një penallti të fituar nga skuadra e tij në të 78′-ën duke goditur në gjysmëlartësi në të djathtë të portierit mik.
Kjo ndeshje u gjykua nga një arbitre femër dhe përfundoi në shifrat 3-1 për ekipin e mesfushorit sulmues të linjës së majtë.
Ndërkaq pas fazës së parë, Boluspor renditet i treti me 2 pikë më pak se zona që të ngjit në Superligë./Sportiim.al/