Muriqi fiton çmimin “Fadil Vokrri”, Daja shpallet trajneri i vitit

Sulmuesi prizrenas Vedat Muriqi ka fituar çmimin e parë në ceremoninë “Laureatët e Vitit 2022” që u organizua të shtunën nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Vedat Muriqi pas një edicioni fantastik te Majorka dhe te dardanët ka fituar çmimin “Fadil Vokrri” dhe është shpallur lojtari më i mirë kosovar për vitin 2022.
Ndërkaq futbollisti i Ballkanit, Armend Thaqi u zgjodh futbollisti më i mirë i vitit në Superligë nga gazetarët sportivë.
Ilir Daja i Ballkanit u shpall ‘Trajneri i vitit’ ndërsa Ballkani, mori çmimin e klubit të vitit.
Sakaq FFK ka zgjedhur 11-shen më të mirë të vitit 2022 në Superligën e Kosovës.
Dominon kampioni Ballkani me gjashtë lojtarë. Drita ka dy lojtarë, ndërsa Gjilani, Llapi e Prishtina përfaqësohen me nga një lojtar.
Enea Koliçi (Gjilan); Ardian Limani (Drita), Astrit Thaqi (Ballkani), Lumbardh Dellova (Ballkani), Armend Thaqi (Ballkani); Endrit Krasniqi (Prishtina), Lindon Emërllahu (Ballkani), Ilir Krasniqi (Llapi), Ermal Krasniqi (Ballkani); Marko Simonovski (Drita), Albion Rrahmani (Ballkani).