Superiorja në aktin e fundit 2022

Pas ndeshjeve të sotme, Superiorja rikthehet me javën e 16-të më 14 janar 2023

Nga Erga Kenga

‘Abissnet Superiore’ luan sot tri ndeshjet e fundit të javës së 15-të të edicionit të 84-ët të futbollit shqiptar. Me Kukësi-Laçi e Tirana-Partizani ndërsa zhvilluan takimet e tyre të mërkurën, sot java do të shohë në fushë duelet Kastrioti- Egnatia, Erzeni- Bylis dhe Vllaznia- Teuta.

Kështu në Kamëz, krutanët e teknikut Ardian Mema pas fitores me Vllazninë javën e kaluar do të kërkojnë një tjetër sukses ndaj Egnatias. Nuk ka rekuepruar ende Rami ndërsa kapiteni Karakaçi mbetet në pikëpyetje. Te Egnatia vetëm Camaj gjëndët në ‘infiermeri’ pasi Duro i ka gati të gjithë.

Erzeni- Bylis një tjetër takim prej të cilit kërkohet përgjigje. Shijakasit vijojnë të luajnë në nivele të larta duke prodhuar lojë e qëndruar te 4 skuadrat kryesuse ndërsa ballshiotët pas atij triumfi javën e kaluar në Rrogozhinë duan vazhdimësinë.

Mjaft intrigues pritet të jetë takimi i orës 15:45 në “Loro Boriçi” ndërmjet Vllaznisë dhe Teutës së Durrësit. Ecuria jo e mirë e kuqebluve dikton kthesën pasi në betejen e tyre për të kërkuar zonën lart, javët e fundit kanë rezultuar me oshilacione.

E kundërta ngjet me Teutën. Me Martinin në pankinë, skuadra që qëndroni për shumë javë në fund, vjen pas atij suksesi në javën e 14-të me Tiranën duke paralajmëruar se dhe në Shkodër synon pikë.

Sakaq, nëse Edi Martini e ka grupin e plotë, Mirel Josa pritet të arnojë goxha. Kryesisht në mbrojtje pasi Juriç, Bulatoviç dhe Shehi figurojnë të dëmtuar. Sikundër dhe Latifi.

Java e 15-të, sot:

13:00

Erzeni- Bylis (në Durrës)

Kastrioti- Egnatia (në Kamëz)

15:45

Vllaznia- Teuta

Të mërkurën:

Kukësi- Laçi 1-0

Tirana- Partizani 0-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!