Erzeni barazon me Bylis, Egnatia kalon me Kastriotin

Abissnet Superiore, Java 15:
Kastrioti – Egnatia 2-3
Erzeni – Bylis 1-1

Kastrioti – Egnatia dhe Erzeni – Bylis ishin 2 sfidat e tjera të javës së 15-të të Superligës Shqiptare që u zhvilluan ditën e sotme.

Në Kamëz sfida ishte mjaft interesante teksa peshorja anonte sa nga njëra skuadër tek tjetra. Në fillim ishin rrogozhinasit që kaluan në avantazh falë një 11-metërshi të kthyer në gol nga Xhekson.

Vetëm 5 minuta zgjat ky gëzim i skuadrës së Shpëtim Duros pasi Santiago Selmani do të rikthejë dhe njëherë baraspeshën në shifra, teksa do të prishet baraspesha në lojtarë. Agbekpornu ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë në përfundim të pjesës së parë duke lënë fushën e lojës i zhgënjyer.

Sakaq, gjatë 45 minutave të dyta do të shënohen edhe 3 gola të tjerë me Hasanin që me një realizim mjaft të bukur kalon përpara krutanët. Ndërkohë që ky gol duket se zgjon miqtë të cilët pas sulmeve të vazhdueshme do të shënojnë 2 herë me Fernando dhe Delarxh për të siguruar fitoren.

Egnatia e mbyll këtë vit në vendin e tretë me 24 pikë, ndërsa krutanët mbajnë vendin e shtatë me 18 pikë.

Në sfidën e luajtur në “Niko Dovana” e cila startoi 15 minuta me vonesë për shkak të një problemi që ekipi Bylisit pari gjatë udhëtimit, gjithçka u mbyll në barazim.

Edhe pse vendasit u dukën më këmbëngulës në fillim të takimit ishin ballshiotët që gjetën golin e parë në pjesën e parë me anë të Muçollarit, teksa në të 83′-ën Sadiki do i dhuronte 1 pikë skuadrës së tij duke gjetur golin e barazimit.

Për shijakasit vendi i katërt mund të quhet sukses për këtë vit, ndërsa Bylis do të rikthehet në 2023 me qëllim për t’iu larguar vendit të tetë./S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!