Gati Tirana- Partizani, derbi i shumpritur në ‘Air Albania’

Pas pak në 20:00, Tirana- Partizani, derbi numër 168-të do të zhvillohet në ‘Air Albania Stadium’ me të dyja skuadrat e mëdha shqiptare teksa do të zbresin në fushë për javën e 15-të të Abissnet Superiore.

Në të dy kampet gjithëçka duket gati ndërsa në impiantin modern pritet të ketë një numër mjaft të lartë tifozësh. Përllogaritën rreth 18 miijë njerëz…

Paraprakisht rreth stadiumit ka masa të shtuara të forcave të rendit dhe e gjitha vjen nga organizimi përfekt që i takon këtij derbi ndërkryeqytetas.

Do gjykojë Eldorjan Hamiti, ndërkombëtari nga Lezha. Partizani kryeson pas javës së 14 me 26 pikë. Një më pak ka Tirana e cila mban vendin e dytë me 25 pikë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!