Kukësi kthehet te fitorja, vendos Gjelbrimi

Abissnet Superiore, Java 15:
Kukësi – Laçi 1-0 (Gj. Taipi 33′)

Java e 15-të e Abissnet Superiore nisi me derbin e veriut Kukësi – Laçi i cili u mbyll në shifrat 1-0 për skuadrën e drejtuar nga Hallaçi. Gjithçka u vendos nga një gol i minutës së 33′-të që përkthehet në 3 pikë të rëndësishme për kuksianët.

Një pjesë e parë më e mirë për vendasit të cilët u treguan më të qartë në lojën e tyre si dhe arritën të shënonin. Gjelbrim Taipi realizoi një gol mjaft të bukur nga goditja e dënimit duke detyruar edhe portierin Dajsinani të gabojë.

Më parë, edhe Shkurtaj kishte gjetur rrjetën për Laçin por goli i tij ashtu si dhe në ndeshjen e shkuar u konsiderua i parregullt. Sulmuesi me një të kaluar te Kukësi pati dhe një mundësi të artë shënimi por gaboi duke goditur shtyllën.

Këmbëngulin bardhezinjtë në fraksionin e dytë për të gjetur së paku golin e barazimit por verilindorët janë të saktë në mbrojtje dhe ia dalin të administrojnë avantazhin deri në fund.

Kështu me këtë fitore Kukësi lë provizorisht vendin e fundit duke shkuar në kuotën e 15 pikëve ndërsa Laçi rikthehet te humbja pas 2 fitoresh radhazi. Kurbinasit mbeten të pestit me 20 pikë teksa ende nuk janë luajtur katër takimet e tjera./S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!