Sarri: Lacio po mahnit në seancat përgatitore

Gjatë fjalës së tij për ‘Style Channel’, trajneri i Lacios, Mauricio Sarri, foli për pushimin e kushtëzuar nga Botërori dhe intensitetin e madh me të cilin skuadra e tij përballoi periudhën stërvitore.

Këto janë mendimet e tij pas fitores së djeshme miqësore ndaj Gallatasarajit në shifrat 2-1.

“Të shohim pasi ndeshja e parë është zakonisht më e lehtë se e dyta, qëllimi do të jetë ta bëjmë përsëri të premten (luan me Hataiaspor miqësore; red).

Djemtë bënë dhjetë ditë nga dy seanca në Formelo me entuziazëm dhe një pjesëmarrje që kemi bartur edhe ne nga stafi. Rrallë kam parë një skuadër të stërvitet në këto nivele pa luajtur ndeshje zyrtare. Kjo na ka ndihmuar shumë dhe tani për tani jemi të kënaqur si me punën e bërë ashtu edhe me atmosferën përreth ekipit”.

Ndërkaq Lacio do të rikthehet në kampionat ndaj Leçes në 4 janar 2023. I vetmi shqiptar te lacialët në fushë, Elseid Hysaj./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!