Ronaldos i del emri te Milan

Nuk është një kohë e lehtë për Kristiano Ronaldon, i vënë shpesh kohët e fundit në qendër të kritikave dhe polemikave mes Mançester Junajtid dhe Portugalisë.

Siç raportohet nga El Nacional, Milani do të ishte gati të përpiqet ta sjellë lojtarin në Itali në një transferim të lirë nëse Rafael Leao shitet në janar.

Operacioni do të orkestrohej nga Horge Mendesh, agjent i të dyve, i cili duhet të bindë kuqezinjtë të plotësojnë kërkesat shumë të larta të CR7.

Ndërkaq trajneri Santos tha së fundi se “është koha ta lëmë të qetë”. Megjithatë, pas stolit kundër Zvicrës, CR7 mund ta nisë edhe ndeshjen kundër Marokut duke parë njëmbëdhjetë bashkëlojtarë të tjerë duke luajtur./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!