Rikthehet Rrahmani, klubi mendon kontratën e re
Amir Rrahmani më në fund i është rikthyer punës në grupin e futbollistëve që sterviten nga Luçiano Spaleti. Mbrojtësi shqiptar i Napolit, pësoi një dëmtim në 9 tetor ndërsa sot ka nisur punën me shokët e tij.
Ndeshja e 4 janarit kundër Interit pritet të jetë rikthimi zyrtar i mbrojtësit 28 vjeçar nga Prishtina. Ndër të tjera, sipas ‘Il Mattino’, lojtari nën urdhrat e Spaletit është një nga ata që janë në listën e Giuntolit për rinovim kontrate.
Në klub janë të bindur ndërsa pas Lobotkës do të jetë radha e Rrahmait për të hedhur firmen në marrëveshjen e re.
Më herët mbrojtësi ka luajtur me Partizanin e Tiranës, RNK Split, Lokomotiva Zagreb, Dinamo Zagreb dhe Verona. Prej vitit 2019 pjesë e Napolit në Seria A./Sportiim.al/