Tomori thyen Flamurtarin, Apolonia tri pikë në Lezhë

Tomori pas ndalesës së Botërorit i bën një nisje fantastike kampionatit të Kategorisë së Parë. Sot në Berat skuadra vendase ka mundur 2-0 Flamurtarin e Vlorës duke marrë tri pikë për të dalë përfundimisht nga zona e kuqe.
Ndeshja u vendos nga golat e Kasmollarit në të 41′ dhe Fejzajt në të 83′. Vlonjatët një hap fals. Vendi i dytë me 21 pikë tri më pak se Dinamo kryesuese dhe 2 më shumë se Skënderbeu i treti.
Ndërkohë u luajt edhe ndeshja Besëlidhja- Apolonia e cila u anulua dje për shkak të reshjeve të shumëta të shiut dhe gjëndjes së rënduar në fushën e stadiumit ‘Besëlidhja’. Maksuti në 34-të dhe Asllanaj në të 83 i dhanë fitoren fierakëve teksa vendasit nga Lezha shënuan një gol me Brukën në të 73′-ën.
Java e11-të:
Tomori- Flamurtari 2-0
Besëlidhja- Apolonia 1-2/Sportiim.al/