Mezani e nis me fitore

Laçi ka shfrytëzuar pauzën e Abissnet Superiore për të zhvilluar një ndeshje testuese ndaj Burrelit. Për kurbinasit kjo ishte dhe sfida e parë jozyrtare nën drejtimin e Gentian Mezanit i cili u emërua në krye të pankinës bardhezi pas largimit të Vukiçeviç.

Përballë skuadrës së Kategorisë së Parë, Burrelit, Laçi arriti të fitonte vetëm me një gol të Babatundes të shënuar në pjesën e parë. Miqësorja e luajtur në Pezë u mbyll në shifrat 1-0 për bardhezinjtë të cilët pas 12 javësh kampionat e shohin veten në gjysmën e dytë të tabelës.

Kështu, Mezani rikthehet te kurbinasit me fitore por reagimi pritet edhe në kampionat ku Laçi do të ketë përballë Bylisin menjëherë pas përfundimit të pauzës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!