Gravina: Juve? Nuk sanksionojmë pa u mbyllur hetimet
Presidenti i FIGC Gabriele Gravina foli në evetin publik “Calcio & Welfare” në Napoli për atë që ka tronditur klubin e Juves dhe vetë Seria A:
“Nuk më pëlqen ideja për të sanksionuar disa realitete, në këtë rast Juventusin, para se të mbyllet procesi. Ka hetime, ka përvetësime dokumentesh, prokuroria jonë është alarmuar, por ne nuk e dimë rezultatin dhe e lëmë drejtësinë të ecë përpara.
Megjithatë, ekziston një bashkëpunim mes dy degëve të drejtësisë. Të presim çfarë do të dalë nga gjykimi dhe më pas të reflektojmë për sistemin, por tani nuk fajësojmë dhe sanksionojmë subjekte para hetimeve”.
Bomba erdhi një ditë më parë pasi nga kampi bardhezi, u larguan presidenti Anjeli dhe i gjithë stafi reth tij. Agjencia “Consob” e ka akuzuar klubin bardhezi për plusvalencat (rritjes fiktive të vlerës së lojtarëve) si dhe për pagat e futbollistëve në sezonet 2019-2020. Kaosi prezent./Sportiim.al/