Juve në krizë, largohet Anjeli

‘Bomba’ nga kampi bardhezi, largohen Anjeli dhe i gjithë stafi reth tij. Agjencia “Consob” ka akuzuar për plusvalencat (rritjes fiktive të vlerës së lojtarëve) si dhe për pagat e futbollistëve në sezonet 2019-2020.

Tërmeti i mbrëmjes së djeshme te Juve, me dorëheqjen e presidentit Andrea Anjeli dhe të gjithë bordit drejtues, sot shfaq pasoja të rënda edhe në fushën ekonomike: aksionet e Juventusit shënojnë një rënie teorike prej 7% në parahapjen në Bursë.

La Gazzetta dello Sport shkruan sot pas dorëheqjes së Andrea Agnelit dhe të gjithë bordit të Juventusit pas takimit të jashtëzakonshëm të djeshëm të drejtuesve të ‘Continassa’, se prokurori i FIGC ka kërkuar dokumentet që janë transmetuar së fundmi nga prokuroria e Torinos.

Me shumë mundësi prokurori i FIGC do të vendosë nëse do të revokojë dënimin sportiv për fitimet kapitale (Juve fitoi në fakt në apel) dhe për hapjen e një dosjeje të re për marrëveshjet private. Juve rrezikon një gjobë apo penalitete të tjera sipas ligjit italian në fuqi./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!