Nis raundi i dytë, stafeta i takon Holandës dhe Anglisë

Katari rikthehet të luajë në ‘Katar’. Për raundin e dytë të garës në grupe skuadra e vendit organizator të kupës së Botës do nisë ndeshjet e dyta për Grupin A (14:00). Aty ku Holandë- Ekuador po sot në 17:00 do të përballen për të siguruar para kohe biletën e parë që ë dërgon te 1/8 e Botërorit.
Megjithatë do të jetë Grupi B ai që ka ‘nderin’ të nisë sfidat e ditës së sotme.
Kështu në 11:00, në fushë Uells-Iran ndërsa në 20:00 në ‘Al Bayt’ radha e sfidës Angli- SHBA.
Ndeshjet e sotme në program:
Grupi A:
Katar- Senegal 14:00
Holandë- Ekuador 17:00
Grupi B
Uells- Iran 11:00
Angli-SHBA 20:00