Samba braziliane e ka emrin Riçarlison

Botërori 2022, Grupi G:
Brazil – Serbi 2-0
Brazil – Serbi në Grupin G nuk prodhoi befasi. Brazilianët fituan pastër 2-0 ndaj një Serbie që rezistoi mjaft ndaj sulmeve dhe aksioneve të amerikano-latinëve.
Serbët e nisën si të barabartë teksa arritën të mbronin mirë gjatë pjesës së parë, por murin serb e rrëzoi Riçarlison.
Në të dytën sulmuesi shënoi dy herë brenda pak minutash duke sjellë ato që të gjithë po prisnin, golat brazilianë dhe duke u bërë vendimtar për skuadrën e tij në këtë ndeshje të parë për ta në ‘Katar 2022’.
Për t’u veçuar goli i dytë me gërshërë i Riçarlison që entuziazmoi jo pak teksa Brazili nën petkun e një prej skuadrave pretendente nuk mund ta niste ndryshe Botërorin e tij. Sa i përket Serbisë…humbja erdhi “natyrshëm”./S.Gjidiaj/