Laçi në fushë, sot testi me Burrelin

Rikthimi i Gentian Mezanit në krye të Laçit është vlerësuar nga opninioni kurbinas si një risi pozitive pasi me vlonjatin në timon bardhezinjtë pritet të dalin shpejt nga pozicioni aktual në tabelë.

43 vjeçari ka nisur prej disa ditësh seancat përgatitore me grupin ndërsa sot në Pezë, ka planifikuar një test miqësor me Burrelin e Kategorise së Parë (13:00).

Kurbinasit në radhet e të cileve presidenti Laska ka afruar elementë cilesor në verë, mbylli një periodë prej 12 javësh me 14 pike duke mos përmbushur objektivat e klubit.

Sot Mezani pritet të shohë në kushte loje të gjithë protagonistët për të patur një ide fikse para se Laçi të startojë me duelin e radhes ndaj Bylisit (transfertë) më 12 ose 13 dhjetor./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!