Martini, hera e katërt në Durrës
Teuta vendos për rikthimin e Edi Martinit. Me anë të një postimi në profilin zyrtar në “Facebook”, klubi durrsak njofton se i uron mirëseardhjen trajnerit shkodran me të cilin fitoi titullin kampion në sezonin 2020/2021 por dhe Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën.
Hera e 4-ët për Martinin në krye të pankinës së Teutës. Ndërkohë pas 12 javëve në Abissnet Superiore, Teuta mbyll klasifikimin me 8 pikë duke u renditur e fundit në tabelë që sheh një garë me 10 skuadra.