Muriqi në vitrinë, Aston Vila ofertë drejt sulmuesit

Vedat Muriqi vijon të marrë vemendje maksimale në Europë. Sipas një raportimi të fundit në rrjete, prizrenasi 28 vjeçar është vënë në orbitën e klubit të njohur anglez Aston Vila.

Sulmuesi Dardan në sezonin e dytë në La Liga me Majorkën, ia ka dalë të realizojë 8 gola në 14 javë të deritanishme duke u kthyer në lider absolut të skuadrës spanjolle.

Ndërkaq, Aston Vila ka gati 20 milion stërlina për kartonin e shqiptarit. Ende nuk ka detaje apo një reagim publik nga klubi i Majorkës e cila ka blerë kartonin e Muriqit nga Lacio./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!