Teuta largon Shkëmbin

Pas Laçit teksa ditë më parë largoi Vukiçeviç dhe emëroi Mezanin, sot radha e klubit të Teutës për të larguar trajnerin Bledi Shkëmbi.

Ishte vetë klubi durrsak i cili shkroi në zyrtaren e tij se ka mbyllur parakohe bashkëpunimin numër 2 me korçarin. Pritet një rikthim i Martinit ose i Begejës

Njoftimi:

“Klubi i Futbollit Teuta njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me tranjerin, Bledi Shkëmbi. Bashkëpunimi me trajnerin Shkëmbi ndërpritet me marrëveshje të dyanshme, pasi klubi dhe trajneri e kanë konsideruar se ndërprerja e bashkëpunimit në këtë moment është në të mirë të të dyja palëve. Me këtë rast, KF Teuta falënderon Shkembin për kontributin e dhënë gjatë periudhës qe drejtoi skuadrën blu, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen.”/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!