Ekskluzive/ Laska emëron Gentian Mezanin te Laçi

Tekniku rikthehet te bardhezinjtë. Më parë veç Laçit ka drejtuar dhe Flamurtarin, Luftëtarin dhe Gjilanin në Kosovë.
Pas largimit të Dejan Vukiçeviç, klubi i Laçit ka operuar me shpejtësi për të gjetur pasuesin e tij. Ishte vetë presidenti i klubit bardhezi Pashk Laska ai që pasi ka qëmtur tregun e trajningut, ka vendosur të rikthejë në pankinën kurbinase vlonjatin Gentian Mezani.
Në fakt, tekniku 43 vjeçar e ka drejtuar Laçin edhe në edicionin 2017-18 duke bërë një performancë pozitive.
Ecuria negative e javëve të para për skuadrën shqiptare me koeficentin më të lartë në ranglistën e UEFA-s për klube nga Superiorja, ka bërë që skuadra kurbinase të pozicionhet provizorisht në vend të 7-të në tabelë pas 12 javëve me 14 pikë (-8 nga kreu).
Sidoqoftë, rikthimi i një tekniku të ri por me kapacitete të mjaftueshme trajnuese, konsiderohet si një revolucion në pankinë në momentin e duhur. Laçi do të nisë të hënën me seancat përgatitore me Mezanin në timon. /Sportiim.al/