Kosova dy miqësore, Zhires zbardh listën

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Zhires, ka publikuar listën e futbollistëve për dy miqësoret e këtij muaji, kundër Armenisë, më 16 nëntor dhe kundër Ishujve Faroe, më 19 nëntor.
Për këto dy miqësore tekniku francez i Kosovës është përqendruar kryesisht në emra të rinj. Stërvitja e parë e Dardanëve është paraparë të mbahet, të hënën, në orën 18:30, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.