Partizani në ‘inagurim’, Teuta derbi…

Klubi i Partizanit do të inagurojë zyrtarisht stadiumin e ri këtë 14 nëntor 2022. Pret për javën e 12-të Bylisin

Po luhen tri takime në fusha të ndyshme të vendit. Për Superioren për llogari të javës së 12-të në Rrogozhinë, Teuta- Erzeni (0-0 kohë reale) ndërsa në Peshkopi dhe në Shijak dy ndeshjet e Kategorisë së Parë java e 10-të. Ao janë Korabi- Skënderbeu (1-0 kohë reale) si dhe Luzi 2008-Besëlidhja (0-0 kohë reale)

Ndërkaq në 16:00 në Tufinë (Tiranë) ndeshja e fundit e javës së 12-të Abissnet Superiore mes Partizanit dhe Bylisit. Ky takim përkon dhe me inagurimin zyrtar të impiantit më të ri në vend, ai që duket se është pagëzuar me emrin “Partizani”.

Një ceremoni e thjeshtë inaguruese dhe më pas sfida me ballshiotët që vijnë me shumë mungesa në këtë takim. (Janku, Trumci për kartonë, Lajthia, Maçolli dhe Lorran probleme fizike në pikëpyetje)

Por dhe te Partizani për arsye dëmtimi, Matondo dhe ViktorDa Silva mbetën jashtë planeve të trajneri Kolela.

Superiore, java e 12-të

Teuta- Erzeni

Paritzani- Bylis 16:00

Kategoria e Parë

Korabi- Skënderbeu

Luzi 2008- Besëlidhja (në Shijak)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!