Klasikja në Tiranë, java luhet në mesditë

Java e 12-të Abissnet Superiore do të zhvillohet sot dhe nesër. Që në krye të herës, klasikja Vllaznia-Tirana numër 193 e cila do të zhvillohet këtë të diel në orën 13:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Në fakt, Vllaznia sipas kalendarit ishte pritëse por klubet në bashkërendim me Departametin e Garave në FSHF, kanë rakorduar duke e spostuar këtë klasike në Tiranë. Mbjellja e fushës së stadiumit ‘Loro Boriçi’, arsyeja e kësaj lëvizjeje.

Ndërkohë Vllaznia do të vijë në këtë takim me moral të shtuar pasi në aktin e 11-të fitoi në ‘Kukës Arena’ me skuadrën e Dobit 0-1. Shkodranët hiq Latifin në rekuperim, e plotë.

Te Tirana kryesuse, situata duket e njëjtë. Bardheblutë mund të privohen nga sherbimet e Ardit Deliut (dëmtim i lehtë).

Po sot do të luhen Kastrioti-Kukësi në orën 13:00 në stadiumin e qytetit të Kamzës dhe dueli Egnatia-Laçi në Rrogozhinë.

Krutanët kanë të gjithë kontigjentin në dispozicion dhe sipas burimëve pranë tyre, sot do të insistohet vetëm rruga që të dërgon te fitorja. Te Kukësi zhgënjyes në javët e fundit, alarmi për pikë mbetet prezent. Të parafundit në tabelë dhe me disa futbollistë që janë piketuar për tu larguar që në janar, situata aspak e qetë.

Egnatia-Laçi pritet të jetë një sfidë mjaft e ekulibruar. Vendasit kanë humbur javën e kaluar me Tiranën por me Duron në timon, duken mjaft të motivuar. Nga ana tjetër bardhezinjtë vijnë pas tri fitoreve radhazi. Kurbinasit kanë rekuperuar të gjithë futbollistët çka do të thotë se Vukiçeviç do mund të operojë me qetësi.

Të hënën në program dy ndeshjet e fundit të javës së 12-të:

Teuta-Erzeni në Rrogozhinë ndërsa Partizani-Bylis është programuar në orën 16:00 në stadiumin e ri të Partizanit në Tufinë.

Sot:

13:00

Vllaznia-Tirana (në ‘Selman Stërmasi’)

Kastrioti- Kukësi (në Kamëz)

Egnatia- Laçi

Të hënën:

13:00

Teuta- Erzeni (në Rrogozhinë)

16:00

Partizani- Bylis (në stadiumin ‘Partizani’)

Sakaq sot do të zhvillohet e vetmja sfidë e Kategorisë së Parë mes Flamurtarit dhe Burrelit. Edhe ky takim në program në Vlorë nis në orën 13:00. /Erga Kenga/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!