Bonuçi: Do të jetë një ndeshje e vështirë

Leonardo Bonuçi me statusin e kapitenit të Italisë për përballjen miqësore nesër me Shqiprinë (20:45) foli në konferencë për shtyp në krah të trajnerit Mançini.

Bonuçi

“Kjo skuadër merr frymë dhe kërkon të tregojë veten, jemi në një periudhë stresuese sa i takon aspektit fizik. Jemi në një periudhë me telashe, jam në kombëtare prej vitesh dhe nuk mbaj mend një shok që të refuzoj kombëtaren dhe të shprehet se nuk ka dëshirë të grumbullohet.

Kthehem në kombëtare me të njëjtën dëshirë si gjithmonë, të jem këtu është një krenari dhe kënaqësi dhe mbetem në dispozicion të shokëve më të rinj apo trajnerit. Mbushem me lumturi të jem këtu, për mua është thelbësore.

Unë do të jem sa herë të jetë nevoja, në lidhje me shokët e Juventusit që janë grumbulluar në Botëror i kam thënë argjentinasve dhe brazilianëve se dua t’i takoj sa më vonë të jetë e mundur. Ata janë favoritë në Botëror.

Nga ajo përballje në Shkodër, Shqipëria është më e fortë apo më e dobët? “Skuadra shqiptare ka më shumë talent dhe eksperiencë, janë lojtarë që luajnë në Serie A apo në skuadra të tjera shumë të rëndësishme. Për ne do të jetë një ndeshje e vështirë.

Një javë më parë një mik më pyeti si jam pasi po kalonte një periudhë të vështirë për shkak se Italia mungon në Botëror. Është e vërtetë pësuam një zhgënjim, të madh, por duhet të nxjerrim mësim dhe të harrojmë të kaluarën.

Të shohim përpara që të ndërtojmë të ardhmen, kemi Europianin para. Futbolli ashtu si edhe në jetë të jep mundësinë për t’u rinisur, ky është mesazhi që duhet të japim, kjo vjen edhe falë qetësisë që transmeton trajneri. Duhet të jemi të bashkuar dhe të punojmë shumë, kjo është rruga e vetme për të bërë një Europian të madh më pas.

Situata Ronaldo? “Për Kristianon më vjen keq të lexoj të tilla lajme, nuk mund të flas sepse jam jashtë kësaj teme. Është një person i madh dhe në të tilla kompeticione ai nxjerr më të mirën, ai është një vlerë që ndryshon ndeshjen. Kam kaluar vite të mira me të. Do të bëj tifo për Brazilin dhe Argjentinën pasi kam shokë aty”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!