Italia me ‘artileri të rëndë’ në Tiranë

Kombëtarja italiane po përgatitet për dy testet e fundit të vitit 2022, miqësoret me Shqipërinë (16 nëntor, 20:45 – Stadiumi Air Albania në Tiranë), që do të jetë e 400-ta në historinë e Axurëve (deri tani 194 fitore, 115 barazime dhe 90 humbje (674/445 gola), dhe Austria (20 nëntor, 20:45 – Ernst Happel Stadion në Vjenë).

Këto teste për Italinë do të krijojnë mundësinë për t’u përgatitur më mirë për një 2023 që premton të jetë plot angazhime: në mars kualifikimet për UEFA EURO 2024, i planifikuar në Gjermani, në qershor takimi me Nations League, Final Four, i cili do t’i shohë Axurët në skenë në Holandë dhe kundër Kroacisë, Spanjës (shorti për gjysmëfinalet në janar).

Ndërkaq, trajneri Roberto Mançini ka thirrur 31 lojtarë, të cilët do të mblidhen të dielën në qendrën Teknike Federale në Koverçiano: thirrja e parë për Simone Pafundi, sulmues i Udineses i lindur në 2006, dhe për mesfushorët e Juventusit Nikolo Faxholi (lindur në 2001) dhe Fabio Mireti (lindur në vitin 2003).

Që të tre ishin thirrur nga trajneri me rastin e sekeksionimeve kushtuar futbollistëve me interes kombëtar. Federiko Kiesa rikthehet një vit pas telefonatës së fundit (sapo u kthye nga dëmtimi i rëndë në ligamentin kruciat të gjurit të majtë që nga janari i kaluar).

Immagine

Portirë: Xhianluixhi Donaruma (PSG), Aleks Meret (Napoli), Ivan Provedel (Lacio), Gulielmo Vikario (Empoli);

Mbrojtës: Françesko Açerbi (Inter), Alesandro Bastoni (Inter), Leonardo Bonuçi (Juventus), Xhovani Di Lorenco (Napoli), Federiko Dimarko (Inter), Emerson Palmieri (Uest Hem), Federiko Gati (Juventus), Paskuale Mazoki (Salernitana), Xhorxhio Skalvini (Atalanta), Rafael Toloi (Atalanta);

Mesushorë: Nikolo Barela (Inter), Brajan Kristante (Roma), Nikolo Faxholi (Juventus), Davide Fratesi (Sasuolo), Fabio Mireti (Juventus), Mateo Pesina (Monza), Samuele Riçi (Torino), Sandro Tonali (Milan), Marko Verrati (PSG);

Sulmues: Federiko Kieza (Juventus), Uilfrid Njonto (Lids), Vinçenco Grifo (Frajburg), Simone Pafundi (Udineze), Mateo Politano (Napoli), Xhakomo Raspadori (Napoli), Xhanluka Skamaka (Uest Hem), Nikolo Zaniolo (Roma).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!