Pas Rejas, radha e trajnerit argjentinas…

Jo vetëm Edi Reja, trajneri i Shqipërisë e pa vetën ngushtë mbrëmjen e djeshme teksa u fye në kor nga tifozët kuqezi. Një situatë analoge u konstatua pas miqësores Meksikë- Kolumbi të përfunduar 2-3 për ekipin e Hames Rodrigues, Kuadratos etj.
Në takimin e luajtur në ‘Levi’s të Kalifornisë, meksikanët udhëhoqën deri në 2-0 por në të dytën ata pësuan 3 gola duke humbur 2-3.
Kjo situatë ka irrituar tifozët e Meksikës të cilët jo vetëm kanë lëshuar një lumë fyerjesh ndaj trajnerit argjentinas të skudrës Zherardo Martino por për të dalë nga impianti i pa cënuar fizikisht është dashur mbrojtja nga specialet. Mbi të, vërshuan shumë sende të forta./Sportiim.al/