Ballkani merr ish-lojtarin e Laçit

Ballkani ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Laçit, Van Dejv Harmon.
27-vjeçari ka firmosur deri në vitin 2024 me kampionët e Kosovës duke u bërë lojtari më i ri i ekipit nga Suhareka.
Liberiani është aktivizuar edhe më parë me ekipe kosovare si Drenica apo Feronikeli ndërsa aventurën e fundit e mbylli në Superligën shqiptare me bardhezinjtë e Laçit. Më pas kalimi te Saoura në Algjeri por lberiani pati probleme me dokumentacionin dhe nuk luajti.
Harmon regjistron edhe 6 grumbullime me kombëtaren e Liberisë, teksa tashmë është gati të vihet nën urdhrat e Ilir Dajës.
