Ballkani thyhet keq, derbi i Gjilanit pa fitues

Superliga e Kosovës/ Java e 16-të, rrëzohet Ballkani, Drita ruan kryesimin por skuadra nga Suhareka (e dyta) ka 3 takime më pak.
Ballkani ka zhgënjyer totalisht sot në duelin me Llapin në Suharekë. Pas famës dhe performancës që skuadra e Ilir Dajës arriti në grupet e Conference, në sfidën e sotme ndaj llapjanëve e gjitha zhgënjyese. Ekipi nga Podujeva u imponua 1-4 ndërsa Ballkani arriti të shënojë pas katër golave të pësuar pikërisht kur luhej koha shtesë e ndeshjes.
Fernandinjo, dy herë Riviera dhe Progni, autorët e golave për miqtë teksa Bellova shënoi golin e vetëm të Ballkanit në të 90+2.
Ndërkaq derbi i Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës u mbyll 1-1. Pas fraksionit të parë pa gola vendasit kaluan përpara në të 67′ me Zbergja. Për të firmosur barazmin mendoi Ajzeraj në të 82′.
Klasifikimi:
