Ndalet Ballkani, Gjilani komunikatë për shëndetin e futbollistit…
U luajtën sot tri takime për Superligën e Kosovës në futboll.
Bie në sy ndalesa e Ballkanit me skudrën e Dajës që barazoi në Klinë me Dukagjinin 1-1. Barazimi i dytë pa gola mes Drenicës dhe Malishevës (0-0) ndërsa i treti i takoi duelit Trepçia’89- Gjilani 1-1.
Ndërkohë në Mitrovicë teksa luhej Trepçia’ 89- Gjilani, futbollisti mik Përparim Islami u përlas keq me një futbollist vendas. Ai u transportua për në spital për të marrë ndihmën e specializuar. Klubi i Gjilanit doli me një komunikatë prë të sqaruar opinionin publik rreth gjëndjes së futbollistit.
Komunikata e Gjilanit:
Sport Club Gjilani njofton se gjendja shëndetësore e futbollistit Përparim Islami është stabile dhe jashtë ndonjë rreziku.Futbollisti Islami pësoi një çarje në regjionin e arkadës (ana e djathtë) në një duel me futbollistin e Trepçës ’89 dhe u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Mitrovicës.Nga kompletimi imazherik me CT dhe konsultë oftalmologu është përpunuar plaga, duke u suturuar (qepur) plot 15 herë, me ç’rast u konstatua fatmirësisht se është kursyer syri nga ky lendim.Të gjithë në SC Gjilani i urojnë Islamit shërim sa më të shpejtë dhe rikthim në fushat e blerta.Zyra për shtyp,23 Tetor, 2022, shkruan klubi./Sportiim.al/