Rodrigo e Militao bëhën spanjollë

Lajm i mirë për Real Madridin. Rodrigo Goes (21 vjeç) dhe Eder Militao (24 vjeç) kanë marrë nënshtetësinë spanjolle dhe nga sot nuk do të zënë më vendin e rezervuar për qytetarët jo-BE.
Kësisjoi Real Madrid liron dy vende të tjera të dobishme për të nënshkruar lojtarë jashtë BE-së, pasi e njëjta gjë ndodhi në fillim të shtatorit me Vinicius.
Për kampionët e Spanjës dhe Europës, ka tre vende të disponueshme dhe një prej tyre mund ta zërë futbollisti i Borusia Dortmund, Xhud Belinham, objektivi i madh i merkatos së ardhshëme.