Fiton Ballkani, Gjilani në krizë…
Drenica fiton në Gjilan 0-2 dhe uron portierin Arlis Shala për ftesën nga Kombëtarja Kuqezi.
U luajtën sot dy takime të javës së 12-të në Superligën e Kosovës. Ballkani i Ilir Dajës ishte i impenjuar në duelin me Trepçi ’89 ndërsa Gjilani priti në shtëpi Drenicën.
Skuadra nga Suhareka e cila me lojën e saj po mahnit edhe në grupet e Conference League ia doli të marrë tri pikë duke mbyllur me shifrat 2-0.
Nëse Ballkani vijon performancën pozitive ndërsa i afrohet kreut me dy pikë më pak se Drita (Ballkani ka dy ndeshje më pak), e kundërta ngjet me Gjilanin. Edhe sot kriza vijoji duke bërë që ekipi nga Skënderaj të fitonte me rezultatin 0-2.
Sot java e 12:
Ballkani-Trepçia’89 2-0
Gjilani- Drenica 0-2/Sportiim.al/