Gega, rekord i frikshëm në Maratonë

Përmirëson me 40 sekonda rekordin e saj Kombëtar por…a njihet ?

Luiza Gega vijon të shkëlqejë në disiplinat e vrapimëve në Atletikë. Sot kampionia e përmasave ndërkombëtare, përgjatë maratonës së Tiranës, nga 70 minuta e 58 sekonda (kohën e saj më të mirë), Gega e uli ndjeshëm atë në 70 minuta e 18 sekonda.

Pas garës ajo është shprehur:

“Nuk di të them a ka kënaqësi më të bukur dhe emocion më të madh të garosh në vendin tënd. Gjithë rrugës ka njerëz që brohorasin. Unë sot kam thyer një rekord të ri kombëtar në gjysmë-maratonë.

Nuk është se u përgatita por e pash që ishte e mundur dhe provova ta arrija. Vazhdoj të jem në top formë dhe këtë vit do ta mbaj mend gjatë”, Luiza Gega në prononcimin për “Oversport”. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!