Milan- Kortino ul siparin, Norvegjia e para
Mbyllet me sukses ngjarja e madhe sportive në Milano- Kortino, Lojërat e ardhshme Olimpike Dimërore do të mbahen gjatë vitit 2030 në Alpet e Francës.
Nisi më 6 shkurt dhe u mbyll më 22 shkurt. Lojërat Olimpike Dimërore ‘Milano Cortina 2026’, u zhvilluan në disa rajone të Italisë veriore duke marrë vemendje maksimale nga i gjithë faktori sportiv.
Në këtë kompeticion Shqipëria dhe Kosova morën pjesë me disa sportistë por pa arritur të shkonin te zona e medaljeve. Lara Kolturi, Deni Xhepa, Semire Dauti dhe Lisa Brunga përfaqësuan Shqipërinë në Olimpiadën Dimërore. Lara u rendit e 16-ta në Slalomin Gjigant dhe e 10-ta në disiplinën e Slalomit në skitë alpine. Denni Xhepa u rendit në vendin e 34-t në Super-G dhe po në atë pozicion në Slalomin Gjigant. Semire Dauti dhe Lisa Brunga u mjaftuan me pjesëmarrjen.
Kosova u përfaqësua nga Kiana Kryeziu, teksagaroi në tre disiplina në skij alpin, dhe Drin Kokaj në një disiplinë, por të dy dolën nga gara të eliminuar. Mbrëmjen e sotme u zhvillua edhe ceremonia e mbylljes së këtyre Lojërave në ‘Arenën e Veronës’.
Norvegjia mori vendin e parë ndërsa SHBA erdhi e dyta. Organizatorët e Italisë kapen vendin e 4-ët.
Renditja e 10 vendeve të para.

