Benzema/ Fitoi ‘Topin e Artë’, e pëson Reali

Topi i Artë, edicioni i 66-të (17 tetor) dhuroi emocione të forta të cilat kulmuan me shpalljen e Karim Benzema si fituesi i Topit të Artë 2022.
Francezi i madrilenëve ishte protagonist me skuadrën e tij, fitues i La Liga-s dhe Champions League në Europë por dhe i Superkupës së Spanjës, Superkupës së Europës dhe Nations League me Francën.
Sulmuesi erdhi te Real Madrid në 2009-ën nga Lion dhe pikërisht këtu nis një kalvar sa korrekt aq dhe i habitshëm.
Një klauzolë në kontratë asokohe detyron presidentin e Realit, Florentino Perez të dedhë në arkat e Lionit 1 milion euro. Mbi të bardhë ishte shkruar një pikë që lidhte arritjet individuale të lojtarit. Momenti ka ardhur.