Kampionia e Rumanisë pëson 78 gola pa shënuar, kërkon largimin

Ish-kampionia e Rumanisë Astra Giurgiu i ka kërkuar zyrtarisht Federatës rumune të futbollit të pranojë tërheqjen e saj nga Liga e tretë, ku garon aktualisht.
Shifrat janë katastrofike ndërsa nga klubi zyrtarisht kërkohet tërheqja për të mos u futur në historinë botërore të dështimit në futboll.
Pas 8 ndeshjesh, ata janë në fund të tabelës pa pikë dhe me një golavalencë 0-78. Statistika të frikshme.