Mançester Junajtid në ‘ashensor’, Reali kalon lehtë…

Premier League dhe La Liga nuk pushojnë. Kampionati anglez dhe ai spanjoll kanë zhvilluar ndeshje këtë mesjavë duke përfituar edhe nga mungesa e Champions League.
Në Angli, Brentford dhe Çelsi e mbyllën në barazim 0-0 një sfidë mjaft të luftuar mes tyre. Raste sa nga njëra portë në tjetrën por mungojnë golat në një 90-minutësh plot ritëm. Armando Broja e nisi si titullar por u zëvendësua në minutën e 60′-të. Sulmuesi kuqezi bëri një paraqitje të mirë së cilës i mungoi vetëm goli.
Sakaq, Sauthempton dhe Liverpul fituan minimalisht ndeshjet ndaj Burnemuth dhe Uest Hem, ndërsa Mançester Junajtid arriti një sukeses të madh ndaj Totenhemit 2-0.
La Liga në fushë ditën e sotme me 4 takime. Betis u ndal në barazim me Kadiz ndërsa fituan Vajadolid dhe Sociedad. Real Madrid shënoi tri her ndaj Elces për tri pikë të radhës.
Premier League:
Burnemuth – Sauthempton 0-1
Brentford – Çelsi 0-0
Liverpul – Uest Hem 1-0
Njukastëll – Everton 1-0
Mançester Junajtid – Totenhem 2-0
La Liga:
Kadiz – Real Betis 0-0
Real Vajadolid – Celta Vigo 4-1
Real Sociedad – Majorka 1-0
Elçe – Real Madrid 0-3/S. Gjidiaj/