Xhaka: Dua të thyej rekordin e 118 ndeshjeve me Zvicrën

Kapiteni Granit Xhaka (30) dhe portieri i Zvicrës Jan Zomer (33) ishin dy nga protagonistët e mëdhenj me helvetët gjatë kualifikimeve të Botërorit ‘Katar 2022’. Lojtarët u intervistuan nga FIFA para se ata të marrin rrugën për në Katar ndërsa do të luajnë në fazë finale të Botërorit (20 nëntor 18 dhjetor 2022).

Të dy lojtarët kanë të përbashktën pasi u rritën në Akademinë e të rinjve të FC Basel. Me mesfushorin e Arsenalit dhe portierin e Borusia Mynshengladbah të cilët folën shkurtimisht për Botërorin e ardhshëm.

FIFA: Të dy keni kaluar 100 ndeshje për kombëtaren, çfarë do të thotë të kalosh një moment historik të tillë?

Xhaka: Yann dhe unë dhe Yann (Zomer; red) debutuam në të njëjtën kohë. Është krenari e madhe që kam luajtur mbi 100 ndeshje me fanellën e vendit tim, më pas ka shumë punë. Për fat të mirë, shokët e skuadrës si dhe trajnerët dhe familja ime kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe më kanë ndihmuar. Sinqerisht, nuk do të doja të ndalesha tani, do të ishte mirë të thyej rekordin e të gjitha kohërave prej 118 ndeshjesh. Megjithatë, jam krenar për atë që është bërë deri tani.

Yann Sommer, ju pësuat vetëm dy gola në kualifikime, më pak se çdo portier tjetër. Është një statistikë që ju bën krenar?

Sommer: Jam krenar për punën tonë në mbrojtje. Kjo statistikë tregon se i gjithë ekipi funksionon mirë. Ne luajmë futboll sulmues,ardhur nga mbajtja e topit, por gjithsesi kemi arritur të gjejmë ekuilibrin e duhur mes dy fazave. Është një ëndërr për një portier të ketë shokë të tillë dhe këtë e dëshmojnë golat e paktë që pësojmë. Shpresojmë që ky të jetë një avantazh për ne në Kupën e Botës./Foto: FIFA)/Sportiim.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!