Kukësi zgjidh ngërçin, fundoset Teuta

Abbisnet Superiore, Java 7:
Kukësi – Bylis 2-0 (Ferreira 23′, Sh. Taipi 60′)
Kastrioti – Teuta 2-1 (Karakaçi 26′, Morbek 45’+1′ /Karabeci 13′)

Kukësi duket se është ringritur pas atij starti jo të mirë të kampionatit, teksa sot verilindorët morën dhe fitoren e dytë në radhë përballë skuadrës së Bylisit në shifrat 2-0 në një ndeshje të luajtur pa praninë e tifozëve.

Goli i parë i sfidës erdhi në minutën e 23′-të nga Ferreira. U deshën 3 minuta që gjithçka të verifikohej nga sistemi VAR për të çertefikuar avantazhin e verilindorëve.

Pas këtij goli vendasit luajtën më të qetë, ndërsa ballshiotët kërkuan me ngulm barazimin. Ai jo vetëm nuk erdhi por u bë edhe më i pamundur pas golit të Shqiprim Taipit në minutën e 60′-të.

Në pjesën e mbetur të sfidës shifrat nuk ndryshojnë me verilindorët që ngjiten në kuotën e 8 pikëve, ndërsa ballshiotët mbeten në vendin e katërt me 3 pikë më shumë.

Sakaq, ndeshja e luajtur në Kamëz ndërmjet Kastriotit dhe Teutës u mbyll me fitoren e krutanëve me shifrat 2-1.

Të parët shënojnë durrsakët me një supergol të Karabecit nga distanca, teksa kundërpërgjigjet Karakaçi me një eurogol nga jashtë zone.

Gjithëçka vuloset në pjesën e parë me penalltinë e fituar nga Greca dhe të kthyer në gol nga Morbek për fitoren e krutanëve, të cilët kanë mbledhur 9 pikë pas kësaj jave të 7-të.

Nga ana e saj Teuta edhe pse hoqi nga dejtimi Arapin dhe afroi Shkëmbin, sërish nuk ndyshon duke rrezikuar seriozisht e mbetur në fund me 4 pikë./Sara Gjidiaj- Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!