Kastrioti -Teuta dhe Kukësi -Bylis…

Kastrioti -Teuta 2-1 final

Kukesi-Bylis 2-0 final

Java e 7-të e Abissnet Superiore mbyllet sot për t’i lënë vendin Kupës së Shqipërisë në mesjavë. Dy sfidat që ulin siparin janë Kukësi – Bylis dhe Kastrioti – Teuta me start në 15:00.

Pas fitores në Laç, kuksinët presin skuadrën e Bylisit që deri tani ka bërë mjaft mirë. Në “Kukës Arena” luhet pa tifozë për shkak se verilindorët u dënuan pas ndeshjes me Partizanin dhe ngjarjes me Tedi Carën.

Sakaq, luhet dhe në Kamëz aty ku Kastrioti i vendit të shtatë pret Teutën e vendit të fundit që ende nuk ka marrë fitoren e parë për këtë sezon.

Janë publikuar dhe rreshtimet e 4 skuadrave që do të ndeshen në 15:00.

Formacionet zyrtare Kukësi-Bylis:

Kukësi: Tafas, Ilieski, Ferreira, Ebert, Haxhiu, Sh. Taipi, Gj. Taipi, Ndreca, Berisha, Gyasi, Barbosa. Tr: Enkeleid Dobi

Bylis: Teqja, Trumçi, Janku, Damçevski, Loran, Maçolli, Qoshku, Antoni, Eskuerdinja, Lajthia, Kaçorri. Tr: Arian Bellai

Formacionet zyrtare Kastrioti-Teuta:

Kastrioti: Sali, Kodra, Selmani, Stojanoviç, Rami, Karakaçi, Hasani, Mehmeti, Zogaj, Morbek, Greca. Tr: Emiliano Çela

Teuta: Qirko, Marku, Kuros, Kotobelli, Idrizaj, Jazxhi, E.Vila, Beqja, Karabeci, L.Vila, Hebaj. Tr: Bledi Shkëmbi/S. Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!