Laporta vendos, Mesi kthehet në Barcelonë

- Rikthimi në formë optimale i Mesit me PSG dhe Kombëtaren argjentinase, ngacmon ndjenjat sportive të presidentit Blaugrana. “Pleshti” drejt rikthimit të bujshëm.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dëshiron që Lionel Mesi të kthehet te Barça dhe do të bëjë gjithçka për ta bërë të mundur këtë.
Gazeta spanjolle sportive ‘Sport’ shkruan se Laporta ëndërron rikthimin e tij për t’i dhënë fund karrierës me klubin katalanas dhe për të ‘fshirë’ ato imazhe të trishta dhe të dhimbshme të gushtit 2021.
Largimi i 7 herë fituesit të Topit të Artë është konsideruar i nxituar ardhur për shkak të situatës së rëndë ekonomike. Më pas erdhi ai kalim i Mesit te PSG.
Ndërkohë sulmuesi argjentinas rrezikon të mos përfshihet këtë javë nga Galtier te ndeshja e radhës e PSG-së pasi 35 vjeçari ka marrë një dëmtim të lehtë në përballjen e Champions me Benfikën./Sportiim.al/