Benzema drejt Topit të Artë pas fitores në klasike

“El Clasico” e 185-të shkon për Realin. Mund rivalin historik Barcelonën e merr i vetëm kreun në La Liga
Benzema merr përsipër Realin në klasike dhe nesër teksa projektorët e Topit të Artë janë drejt tij, realizon një gol magjistar duke patur arsye për të festuar më i plotë.
Në ‘Bernabeu’ klasikja e Spanjës Real- Barcelona u mbyll 3-1 për galaktikët. Reali arriti ta zhbllokonte shumë shpejt sfidën, me Benzema që shënoi golin në minutën e 12-të.
Goli i dytë erdhi në minutën e 35’ nga Valvderde, i cili shënoi nga jashtë zone me topin që askush nuk e ‘pa’.
Në të dytën, Barcelona arriti të gjente golin e shpresës vetëm në minutën e 83’ me Ferran Torres.
Reali përmes një penalltie kompleton pasditen fantastike duke shënuar edhe të tretin me Rodrigon në minutën e 93’. Kreu i Realit me tri pikë më shumë se Barça./Sportiim.al/