Benzema, kontratë automatike me Realin

Karim Benzema do të mbushë 35 vjeç më 19 dhjetor dhe sipas TMW francezi mund të marrë një dhuratë të dyfishtë në 11 ditë.
Në fakt, në Paris do të jepet Topi i Artë dhe sulmuesi francez është favorit i madh për ta fituar për herë të parë këtë çmim të lakmuar nga ‘France Football’.
Nëse ai fiton do të krijohej një klauzolë për rinovimin automatik të kontratës me Real Madridin, që skadon në qershor 2023.
Në realitet, qëndrueshmëria e lojtarit nuk vihet aspak në pikëpyetje, duke pasur parasysh marrëdhëniet e shkëlqyera me Florentino Perezin dhe performancën e tij e cila vijon të jetë e jashtëzakonshme.