Java e 6-të në tri ditë, Partizani-Tirana të dielën

Partizani- Tirana në derbin e madh numër 168-të të kryeqytetit të dielën në 19:00 në “Air Albania Stadium” figuron ndeshja kryesore e javës së 6-të Abissnet Superiore.

Megjithatë për të vajtur deri te e diela, elita shqiptare e futbollit pas pushimit për shkak të impenjimit të Kombëtares në Nations League do të nisë sot me dy takime. Për të vijuar të shtunën me dy të tjera.

Kështu, me start orën 15:00, këtë të premte në “Adush Muça” dueli Bylis- Erzeni. Pak orë më vonë vjen përballja Teuta-Vllaznia e programuar në “Niko Dovana” dhe ka si orë starti 17:45.

Ndërkohë e shtuna sheh në fushë Laçi- Kukësi dhe dhe Egnatia- Kastrioti. Të dyja këto takime do të nisin në orën 15:00.

Pas pesë javëve kryeson Partizani me 12 pikë. Ndjek Erezni me 11. Klasifikimi provozor, mbyllet nga Kukësi me vetëm 2 pikë.

Abissnet Superiore, java e 6-të:

Sot:

15:00

Bylis- Erzeni

17:45

Teuta-Vllaznia

Të shtunën:

15:00

Laçi- Kukësi

Egnatia- Kastrioti

Të dielën:

19:00

Partizani- Tirana

Klasifikimi pas 5 javëve:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!